Bilanci i parë i tragjedisë së urës në Itali, 11 të vdekur e 7 të plagosur rëndë

11 të vdekur dhe 7 të plagosur rëndë është bilanci i parë i tragjedisë në Itali. Mes viktimave raportohet se ka edhe fëmijë.

Një urë është shembur rreth mesditës së kësaj të marte në afërsi të qytetit verior të Xhenovas, në Itali. Ura, pjesë e superstradës A10, është rreth 100 metra e lartë.

Ura e ndërtuar në vitet 1960 është e njohur si “Ura Morandi”. Pjesa e shembur është rreth një kilometër e gjatë dhe ngrihet mbi një pjesë të shtratit të lumit Polcevera. E përditshmja italiane “La Repubblica” e përshkruan atë pjesë të qytetit si shumë të banuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme