Biznesmeni shqiptar mashtrohet online, i marrin dhjetëra mijëra euro e dollarë

Një biznesmen shqiptar është mashtruar nga disa hackers-a online, të cilët kanë arritur t’i marrin shuma të konsiderueshme parash.

Policia bëri të ditur se shtetasi me inicialet  I. A. 68 vjeç, banues në Tiranë, ka bërë kallëzim menjëherë sapo ka konstatuar mashtrimin.

Ai ka qenë duke kryer një transfertë bankare për një kompani kineze, për llogari të blerjes së disa mallrave, kur hackers-at kanë vijuar transfertën duke ndërhyrë nëpërmjet një adrese e-maili false.

Biznesmeni thotë se ai ka humbur 10 mijë euro dhe 27 mijë dollarë. Adresa e përdorur është [email protected]. /Lapsi.al