Borisov: Pendarovski bëri mirë që e pranoi se Goce Dellçev është bullgar

Presidenti bullgar Bojko Borisov ka deklaruar se janë të kënaqur që e vërteta për historinë e përbashkët, përfshirë edhe atë për Goce Dellçevin ka filluar të tregohet publikisht edhe nga politikanë të nivelit të lartë në Maqedoni, siç është rasti me presidentin Stevo Pendarovski.

Kryeministri bullgar bëri thirrje që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëjnë përpjekje maksimale për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore.

“Padyshim, një nga shembujt më të mirë për këtë është nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë”, tha Borissov pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme