Burrë e grua të përqafuar nën rrënoja, me ta vdiqën dhe dy fëmijët

Një tragjedi familjare mes dhjetëra viktimave dhe historive të trishta nga goditja e Italisë qendrore nga tërmeti.

Burrë e grua së bashku me dy fëmijët e tyre kanë humbur jetën mes rrënojave teksa shtëpia e tyre i zyri poshtë. Ngjarja ka ndodhur ne komunën e Accumolit.Nëna, babai dhe dy fëmijët e moshës 8 muajsh dhe 8 vjeç u gjetën nën rrënoja. Më i vogli u gjet i vetëm. Prindërit u gjetën në mesin e mbeturinave, të përqafuar.

Fill pas tyre u gjet dhe djali i madh.  Trupat e tyre u gjetën nga qentë e ekipit të kërkim shpëtimit. Po në këtë komunë janë gjetur edhe dy fëmijë të tjerë të vdekur. Deri tani nga zona janë zhvendosur 2500 persona. Komuna ka gjithsej 700 banorë, por në verë ajo mirëpret shumë turistë. “Kjo është një fatkeqësi, vendi është në kaos, nuk kemi energji elektrike, pa telefona, shumë persona janë ende nën rrënoja, nuk e përcaktojmë dot se sa” tha i dëshpëruar kreu i komunës, Petrucci.

“Ndërhyrja ishte e vonuar, ekipi i parë i zjarrfikësve mbërriti në 7:40. Janë dëmtuar kazermat dhe kishat, nuk ka ndërtesa që mund të përdoren. Situata e trafikut është jashtëzakonisht e vështirë” shtoi ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme