Çelësi i veturave që kushton 500 mijë euro, ja çfarë ka të veçantë

Kompania Awain Ltd. ka njoftuar lansimin e linjes ekskluzive të çelësave të personalizuar të super-veturave, që do zëvendësojnë çelësin standard të tyre.

Awain ka kombinuar metale të çmuara, dru, lëkurë, si dhe komponentë teknologjik të çelësit origjinal.

Çelësat janë bërë në grupe të vogla edicionesh të kufizuara. Çdo çelës është nënshkruar dhe numëruar për të siguruar vërtetësinë e tij.

Awain aktualisht ofron tri modele kryesore të tipareve të ndryshme duke filluar nga 49 mijë euro me linjën Quantum, me 354 diamante që arrijnë në 3.45 karat, ndërsa tek Serenity rrit karakteristikat e saj në 1,250 diamante që arrijnë në 20 karat në 89 mijë euro.

Çelësi më ekskluziv i Awain-it, Phantom, është në çmim 500 mijë euro me 34,5 karat diamantësh.

Klientët gjithashtu kanë mundësinë të përshtatin plotësisht çdo aspekt të çelësit, duke përfshirë ngjyrat, materialet e fabrikimit dhe përzgjedhjen dhe vendosjen e veçantë të xhevahirit.

Lini Një Koment