CIA flet për 16 mijë serbë e 800 mijë shqiptar të dëbuar nga Kosova gjatë luftës

Gjatë luftës në Kosovë nga shtëpitë e tyre janë dëbuar 16 mijë serbë dhe 800 mijë shqiptarë. Kështu thotë raporti i CIA-s, sipas dokumenteve të deklasifikuara. Raportet e CIA-s thonë se serbët gjatë luftës nga Kosova kanë ikur nga frika e hakmarrjes për shkak të konflikteve të armatosura, ndërsa shqiptarët për shkak të masakrave dhe dëbimit masiv të tyre nga forcat paramilitare e militare të regjimit të Millosheviqit.

CIA po ashtu vlerëson se një numër jo i madh serbësh, romësh, ashkalinjësh ikën gjatë trazirave që ndodhën në Kosovë më 2004.

merret me të gjitha shtetet e botës, ndër të cilat radhit edhe Kosovën, dhe sjell të dhëna të hollësishme mbi rregullimin shtetëror, pozitën gjeografike, numrin e banorëve, klimën, matjen e kohës, personalitetet kryesore politike…

E përditshmja e Beogradit, “V.Novosti” i kundërvihet CIA-s dhe flet për “mbi 180 mijë serbë të ikur nga terrori i UÇK-së” dhe shton se “sipas të dhënave të shtetit tonë (e ka fjalën për Serbinë, – sqarim ynë) rreth 200 mijë serbë vite me radhë nuk mund të kthehen në vatrat e tyre (në Kosovë – plotësim ynë)…”

Në raportet e CIA-s po ashtu përmendet se Serbia proteston pse SHBA dhe 110 vende të tjera kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme