Daçiq: Kosovarët që i janë bashkuar ISIS’it do të kthehen në vendin e tyre, rrezikojnë Ballkanin

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se shumë nga ata që i janë bashkuar ISIS’it në Siri do të kthehen dhe do ta sjellin ‘virusin e ekstremizmit’ në vendet e Ballkanit.

“Është e vërtetuar deri më sot, se më shumë se 300 luftëtarë që i janë bashkuar ISIS’it në Siri janë nga Kosova, që është një numër shumë i madh krahasuar me vendet tjera të tajonit. Shumica nga ata, do të kthehen në vendin e tyre ddhe do të sjellin virusin e ekstremizmit në Ballkan”, ka thënë Daçiq përcjell Periskopi.

Ai ka thënë se ‘Kosova dhe Bosnja janë dy nga vendet me më së shumti pjesëmarrës në ISIS”.

“Ne jemi pajtuar që të punojmë së bashku dhe ta ndalim këtë të keqe që na kanoset”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme