Daçiq: Nuk i ndryshojmë ligjet për shkak të Tribunalit të Hagës

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot në Beograd se Serbia nuk do t’i ndryshoj ligjet sepse këtë e kërkon Tribunali i Hagës.

“Siç e dimë të gjithë, ligjet i miraton Kuvendi i Serbisë me propozimin e qeverisë ose të deputetëve”, tha Daçiq, dhe ka shtuar se “sa e di unë, Tribunali i Hagës nuk mund të propozoj ligj”.

Ai mëtutje ka theksuar se ligji për juridiksion është ndërkombëtarisht i pranuar dhe i ratifikuar në Serbi, raporton agjencia Beta nga Beogradi, transmeton REL.

Tribunali i Hagës ka kërkuar dorëzimin e tre anëtarëve të Partisë Progresiste Serbe dhe ka theksuar se nëse sipas ligjeve të Serbisë ata nuk mund të ekstradohen, ligji duhet të ndryshoj, në mënyrë që Serbia t’i plotësoj obligimet e veta ndërkombëtare.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë