Deda për Cakajn: Nuk mundet një shqiptar i Kosovës të bëhet pjesë e politikës së ndarjes së saj

Njëri nga dy deputetët e vetëm që ka Alternativa në Parlamentin e Kosovës, Ilir Deda po ashtu është bërë pjesë e debatit për mos dekretimin e Gent Cakajt në pozitën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Sipas tij, Cakaj është pa mëdyshje një i ri me shumë perspektivë dhe me arsim superior, por sipas Dedës ai nuk mund të bëhet pjesë e politikës së ndarjes së Kosovës nga posti i kryediplomatit shqiptarë.

Në postimin e tij në Facebook, Deda edhe ka ironizu me debatin e krijuar duke përmendur kolapsin e shërbimeve ko,minale në Kosovë gjatë sezonit të dimrit.

“Derisa ne në Kosovë po përballemi me kolaps të shërbimeve komunale që si po duket janë zënë në befasi me rënien e borës, në Shqipëri po bëhet beteja për kufijtë e Kosovës. Gent Cakaj është pa mëdyshje një i ri me shumë perspektivë dhe me arsim superior. Por nuk mundet një shqiptar i Kosovës, si Ministër i Jashtëm të Shqipërisë, të bëhet pjesë e politikës së ndarjes së Kosovës. Presidenti Ilir Meta sot i dha një goditje të fortë atij plani, goditje që ende nuk u dha në Kosovë”, ka shkruar Deda në Facebook.

Lini Një Koment