Dënohet me dy vjet burgim për vjedhje një burrë në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale M.E. nga Prizreni për shkak se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 327 para.1 nën par.1.1 të KPRK-së, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Të akuzuarin me iniciale M.E. , gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite, me të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 22.06.2018, e deri me datën 24.08.2018”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Gjykata bën të ditur se M.E. me datën 22.06.2018, rreth orës 03:45 minuta, në Prizren, saktësisht në lokalin “Besimi” i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të pasurisë merr pasurinë e luajtshme të dëmtuarit me iniciale B.S., në atë mënyrë që shfrytëzon momentin e volitshëm, mos prezencën e askujt dhe me mjet të përshtatshëm duke vepruar me forcë, e thyen xhamin e lokalit “Besimi”, dhe më pas depërton brenda lokalit, dhe nga aty merr gjëra me vlerë, me të cilat veprime të dëmtuarit i shkakton dëm material.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme