Deputetët e 6+ kërkojnë shkarkimin e Dedajt

Deputetët e Grupit 6+ kërkojnë nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj që deri në fund të javës ta shkarkojë zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj.

Në kërkesën e deputetëve të Grupit 6+ thuhet se Dedaj ka fyer, ofenduar dhe nënçmuar komunitetin turk.

Image

Dedaj, ditë më parë, përmes një postimi në Facebook, Serbinë dhe Turqinë i quajti “shtriga të Ballkanit”

“Turqia dhe Serbia, synojnë rikthimin e tyre strategjik në Kosovë, secila përmes emisarëve të tyre, të mbetur nën rrënjët e sundimit shekullor dhe mbetjet e këtyre sundimtarëve të ndyrë, të cilët duhet të çrrënjosen nga Kosova dhe trojet e Gjergj Kastriotit”, shkroi Dedaj në Facebook.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme