Deputeti gjerman: Në Kosovë ka shpresë, strukturat e vjetra e të rrezikshme nuk u votuan

Deputeti i Bundestagut gjerman, socialdemokrati Christian Petry, në një intervistë për Deutche Welle, ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai thotë se nga një rezultat ti tillë mbesin me shprese pasi që strukturat e vjetra politike që kanë shtresuar pushtetin e tyre dhe qe janë të rrezikshme, nuk kanë marrë votën e asaj që Petry e quan popullsia me moshë të re.

“Presim shpresë, asgjë tjetër. Shpresë që strukturat e vjetra, që rëndojnë mbi vendin të kapërcehen. Një shpresë që pengesat të kapërcehen nga figurat e reja, sepse me sa duket strukturat e vjetra që kanë zënë kore dhe janë të rrezikshme, nuk e morën më votën nga popullsia me moshë të re e Kosovës. Atyre iu mor vota, kështu që ekziston shpresa”, ka thënë Petry për DW, raporton Gazeta Express.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për procesin e normalizimit të raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke thënë se personalisht mendon që nuk mund të arrihet një marrëveshje duke ndjekur nismat delikat e të pakuptimta të Evropës për ndryshim të kufijve.

Ai thotë se Prishtina e Beogradi duhet të afrohen mes vete përmes fushave të tjera.

“Pastaj ajo që presim është perspektiva e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Dhe pikëpamja ime personale është, se kjo nuk mund të arrihet duke ndjekur delikte të pakuptimta të politikës evropiane për ndryshime territoresh ose ndryshime kufijsh, por duke e kërkuar afrimin me Serbinë në fusha të tjera”, ka përfunduar deputeti gjerman./GazetaExpress/

Lini Një Koment