Deputeti i PDK-së: Nuk do të kalojmë demarkacionin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani ka deklaruar se veprimi politik dhe jo i dhunës, si dhe mosvotimi Demarkacionit me Malin e Zi nga opozita, domosdoshmërisht e dërgon vendin në zgjedhje.

Ai madje shtoi se nëse vendi nuk shkon në zgjedhje, atëherë do të hyjë në krizë dhe për atë krizë do ta marrë përgjegjësinë Qeveria e Kosovës.

“Debati i tre gushtit do të sjellë vetëm një debat me argumente dhe kundërargumentepër demarkacionin me Malin e Zi, ndërsa, pas disa dite ai do të votohet në Kuvend, që i bie se para 18 gushtit, kur vendin tona do ta vizitojë një zyrtar amerikan”, tha ai.

Lini Një Koment