Diaspora: Pa arrestimin e Musa Xhaferit dhe Abdilaqim Ademit nuk mund të ketë zgjedhje të lira

Diaspora Shqiptare e Maqedonisë (DSHM) sot përmes një pres konference njoftoi se nuk do të merr pjesë në zgjedhje, që do të organizohen nga këto 4 parti, qoftë në fund të vitit ose në vitin e ardhshëm dhe do të refuzon me argumente bindëse propagandën e qeverisë unitariste dhe partive që janë për zgjedhje në kushte dhe rrethana shumë të paqarta politike. Nuk është problem vetëm lista e votuesve fiktiv dhe përjashtim i qytetarëve shqiptarë nga listat votuese, por problemet janë aq shumë sa neve na detyrojnë të punojmë për refuzimin e zgjedhjeve për shkak se nuk përmbushin standardet demokratike për zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike.

“Thjesht, para se të numëroj disa shkaqe tjera, dua të ju them si është e mundshme të kemi zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike, kur ende nuk janë të burgosur Musa Xhaferi, Fatmir Besimi, Abdulaqim Ademi, Izet Mexhiti, e të gjithë kodoshët e tyre në Maqedoni. Kjo sa i përketë personave të implikuar në krimet zgjedhore, që i kemi dëgjuar si i kanë manipuluar dhe shantazhuar zgjedhjet tek lagjet dhe komunat shqiptare. Nuk duhet të ketë zgjedhje as për LSDM, pasi personat e VMRO-së të implikuar në krime zgjedhore janë ende në liri”, deklaroi kryetari i DSHM-së, Musa Lamallari.

Ai në vazhdim ka prezantuar në mënyrë integrale qëndrimin e DSHM-së për zgjedhjet e ardhshme:

“NUK KA ZGJEDHJE PA BURGOSJEN E KRIMINELËVE TË ZGJEDHJEVE NË MAQEDONI

Kurse shkaqet tjera, pse shteti dhe institucionet në Maqedoni nuk mund të organizojnë zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike, i kemi përmendur vazhdimisht, ku sot vetëm ua përkujtojmë:

Për të dalur nga kriza e thellë morale, politike, ekonomike, sociale, që janë rezultat i zhvillimit të sistemit të jonjëkohësisë, që koncepti unitarist ua ka mundësuar partive maqedonase të sillen si padron të shtetit, kurse partitë shqiptare mbeten vetëm si qiragjinjë në rrethanat dhe kushtet ekzistuese në Maqedoni.

DSHM-ja nuk heziton dhe ua përkujton edhe sot:

1) Maqedonisë t’i ndërrohet emri i shtetit…

2) Maqedonisë t’i ndërrohet edhe flamuri, himni dhe stema.

3) Të filloi procesi për regjistrimin e popullsisë sipas standardeve perëndimore dhe nën mbikqyrjen e rreptë të OSBE-së

Pa këto tre kërkesa, kriza vetëm që do të thellohet, kurse ndonjë zgjidhje e kënaqshme për ndonjë grup politik do të jetë afatshkurt, por problemet do të mbesin dhe do të shtohen edhe më shumë.

LSDM, si parti më e madhe opozitare bashkë me PDSH-në, duhet të jenë pjesë e qeverisë teknike, por nuk guxojnë të pranojnë të shkojnë në zgjedhje pa u burgos kriminelët e zgjedhjve prej vitit 2008 e këndej deri në vitin 2014.

Kurse përgjesia politike e kryetarit Ali Ahmeti, do të dalë në sipërfaqe vetëm kur Musa Xhaferin dhe klanin e tij do ta kemi pas grilave. Njejtë edhe përgjegjsia politike dhe institucionale e Nikolla Gruevskit nuk do të dalë në sipërfaqe pa u burgos Gordana Jankullovska.

Ne si DSHM, e përsërisim edhe një herë, për sovranitetin tonë nuk bisedojmë me askendin, por jemi në gjendje të bashkëpunojmë me të gjithë për ta realizuar projektin tonë:

“Një Shtet Federal, si një mundësi e barazisë dhe respektit për të gjithë qytetarët: reflektim në rastin e Maqedonisë”

 

Pra, në fund, ju apelojmë partive dhe grupeve tjera, të mos e perdorin termin bojkot të zgjedhjeve, pasi si term në politik mund të kuptohet edhe keq, e sidomos kur kemi një mijë e 7 arsye të themi se distancohemi dhe refuzojmë skemat e zgjedhjeve të përgatitura dhe të drejtuara nga ata që ne duam t’i shohim nëpër burgje për krim zgjedhor, korrupcion dhe hajni të interesave të qytetarëve në Maqedoni, por në veçanti të interesave të shqiptarëve.

Ne si DSHM në këto pika mund të bashkëpunojmë me të gjithë partitë dhe grupet opozitare, që nuk njihen për të keq në opinion, ose nuk kanë qenë të afërt me pushtetin e Gruevskit dhe Ahmetit”.

Përfaqësues i Diasporës Shqiptare për Maqedoni në shtetet e Beneluksit, Memedali Ahmedi tha se arsyet për këtë press konferencë janë të ndryshme, sikurse janë edhe problemet dhe qasjet tona të ndryshme për të gjetur zgjidhje për shumë probleme, por ajo që mbetet problem kryesor dhe që na prek të gjithëve është sistemi unitar dhe kapja e shteti nga elitat e korruptuar dhe të lodhura nga klanet mafioze të VMRO-DPMNE dhe DUI.

“Se sa është sistemi unitar i korruptuar dhe sa janë të pambrojtur qytetarët e saj në Maqedoni, pa dallim etnie, feje apo ideologjie e dëshmoi stuhia e shiut, që përmbysi thuajse një paralagje të tërë siç është Hasan Begu i Shkupit.

Prandaj, më lejoni në emër të Diasporës të ju shprehim ngushëllime të gjithë atyre që humbën të afërmit e tyre nga vërshimet e fundit. Të ju shprehim respekt të gjithë shoqatave humanitare, firmave të ndryshme dhe vullnetarëve që ishin atje për ta ndihmuar banorin e Hasanbegut dhe lagjeve tjera përreth. Gjithashtu një respekt i veçant shkon edhe për BFI të Maqedonisë, që prej momentit të parë ishin pranë banorëve të Hasanbegut.

Nga këto sprova ne duhet të nxjerrim mësime se si duhet të reagojmë, por mbi të gjitha si duhet ta organizojmë jetën tonë, pasi pjesa dërmuese e lagjeve dhe komunave shqiptare janë lagje të getoizuara, pa infrastrukturë dhe pa ndonjë plan zhvillimi në të ardhmen.

Ne nuk duam sot të themi se kemi paralajmëruar për të gjitha këto, por vetëm duam të ju kujtojmë pikën 9 dhe 10 nga konferenca jonë e tretë, e mbajtur me 16 prill të vitit të kaluar në Shkup”, tha Ahmedi.

Ai ka shpalosur edhe kërkesën që të miratohet një “Plan Marshall” për investime kapitale në komunat shqiptare. Të barazohen shqiptarët me maqedonasit në të gjitha aspektet. Të zëvendësohet zhvillimi i jonjëkohësisë me njëkohësinë, jo më në kurrizë të shqiptarëve.

“Poashtu kërkojmë të ndërtohet komplet një komunë e re shqiptare në Shkup me standarde ekologjike me 30 mijë banorë. Të ndalen menjëherë të gjitha ndërtimet e egra në rrugët nacionale të Çairit. Të ndalen, gjithashtu, menjëherë punimet e murit të gjallë perfid në Çarshinë e Vjetër, që getoizon edhe më shumë pjesën e banuar me shqiptarë të Shkupit.  Ndryshimi i planit tek sheshi “Skenderbeu” nuk është arsyetim me fjalën evoluim për të mirë, por për të keq, pasi muri që po ndërtohet prej armaturës dhe betonit është statik, nuk zhvillohet, as nuk mund të jetë funksional si shesh, por në mënyrë perfide ndahet qyteti dhe përcaktohen kufijtë e Shkupit pa i pyetur qytetarët shkupjan”, tha Ahmedi.