Dieta e bishtajave: Për tri ditë humbisni dy kilogramë

Dieta e bishtajave ju lejon të humbni peshë shpejt, madje deri në dy kilogramë për tri ditë, shkruan “Revista Psikologjia”. Para se ta filloni, është mirë të konsultoheni me një specialist ose me mjekun e përgjithshëm, i cili do të vendosë nëse duhet ndjekur ose jo kjo lloj diete.

Dieta me bishtaja, menyja që duhet ndjekur: Në mëngjes, një gotë qumësht të skremuar dhe dy biskota integrale. Paradite: një mollë. Në drekë, ju mund të hani një sallatë me bishtaja, me patate të ziera dhe një sallatë frutash. Pasdite mund të zgjidhni një fryt: një dardhë, ose një kivi. Në darkë, fileto pule të pjekur në skarë, një sallatë me bishtaja dhe një fryt sezonal.

Para se të flini, është e këshillueshme që të pini çaj kopër, i dobishëm për largimin e lëngjeve nga organizmi. Gjatë këtyre tri ditëve të dietës, nuk duhet të konsumoni pije alkoolike ose të gazuara. Kjo nuk është një dietë e përshtatshme për gratë shtatzëna, ose për ata që vuajnë nga diabeti.

Cilat janë vlerat ushqyese që përmbajnë bishtajat?

Ato përmbajnë vitaminën A dhe C, kështu që ato janë të mira për sytë. Përveç kësaj, ato janë të pasura me fibra dhe përmbajnë më pak kalori, kështu që janë të dobishme për pastrimin e trupit, gjë që është e rëndësishme për një ekuilibër të mirë. Dieta e bishtajave mund të jetë gjithashtu një ilaç kundër ftohjes.

Lini Një Koment