Djuric gjatë ‘vizitës humanitare’ deklaron se Mitrovica është pjesë e rëndësishme e shoqërisë serbe

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric e ka vizituar Kosovën, qëndroi Mitrovicë për festë e Shën Mitrit. Ai kishte deklaruar se vizita e tij ka qëllim humanitar, përsëri nuk u durua e tha se Mitrovica është pjesë e rëndësishme e shoqërisë serbe.


Ai gjatë të premtes ka marrë pjesë në lutjet për festën e Shën Mitrit.

Ndonëse tha se vizita e tij nuk ka qëllime politike ai tha se Mitrovica është pjesë e rëndësishme e shoqërisë serbe.

Ndër të tjera, Djuric tha se kjo vizitë është për çështje humanitare dhe askush nuk do të krijojë tensione.

“Kjo nuk do të duhej të ishte temë as çështje politike kur dikush nga Serbia vjen këtu. Askush nga ne nuk do tensione e as nuk do të krijojë tensione andaj tema e lëvizjes së lirë nuk do të duhej të ishte temë”, ka thënë Djuric.

E për vizitën e tij, Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë nuk ka dhënë ndonjë deklarim zyrtar.

Marko Djuric ndër të tjera ka thënë se do të vazhdojë të luftojë për serbët e Kosovës, siç tha ai, për mbijetesën e tyre.

Lini Një Koment