Dnevnik: Përçarjet në BDI janë për pozita, e jo për ligjet

Burime partiake në BDI për gazetën “Dnevnik” kanë thënë se shkak për turbulencat në BDI lidhur me ligjet që burojnë nga marrëveshja e fundit, nuk kanë të bëjnë vetëm me pakënaqësinë ndaj ligjeve, por paraqesin fillim i “luftës” për pozita në listat e kandidatëve në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe lokale.

“Zgjedhjet po afrohen”, kanë komentuar burime në këtë parti, duke komentuar qëndrimin e koordinatorit të Grupit Parlamentar të partisë, Talat Xhaferi, i cili nuk i ka nënshkruar propozim ligjet, por këtë në vend të tij e ka bë Artan Grubi.

Nga ana tjetër Xhaferi ka thënë se Ligjet janë antikushtetuese, por se me siguri do të votohen.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë