Dreshaj me këshilltar amerikan: Ish zyrtar i Air Force Intelligence

Kandidati i AAK’së për komunën e Istogut për zgjedhjet lokale, Gani Dreshaj, po përgatitet për rivotimin që do të mbahet në këtë komunë më 17 dhjetor.

Dreshaj, në ekipin e tij për qeverisjen në komunë do të ketë edhe një këshilltar amerikan me emrin Bobbie Boykin, kontraktor privat për inteligjencë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që një kohë kishte punuar edhe për forcat ajrore amerikane.

Boykin drejton një kompani që punon me shtetin amerikan në fushën e inteligjencës, sigurisë kombëtare e diplomacisë publike. Gjithashtu, ai është në proces të dhënies së një donacioni për Policinë e Kosovës në fushën e teknologjisë.

Gani Dreshaj dhe Bobbie Boykin janë fotografuar këtë javë në një restorant në Istog, fotografi të cilën e ka siguruar Gazeta Metro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme