“Dushi amerikan” për Ramush Haradinajn

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Qeveria e Kosovës do ta pezullonte përkohësisht taksën, vetëm pas garancës ndërkombëtare, se do të ulen për ta nënshkruar marrëveshjen përfundimtare, e cila duhet të rezultojë me njohjen reciproke, njofton Sakte.net

Kryeministri Haradinaj ka shkruar në Facebook se përderisa kemi vetëm sugjerime për takime dialoguese të pafrytshme, pa objektiv dhe pa afate qartë të përcaktuara, pa kontratë të paradakorduar dhe garancë ndërkombëtare, që do të nënshkruhet marrëveshja përfundimtare që rezulton me njohje, taksa vazhdon të mbetet në fuqi.

Këto deklarime të të parit të Qeverisë së Kosovës erdhën menjëherë pas raportimeve se ShBA’të kanë refuzuar t’i japin vizë kryeministrit kosovar shkaku i vendosjes së taksës 100% ndaj produkteve serbe.

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Colleen Hyland, është deklaruar për taksën e vendosur nga Qeveria e Kosovës për mallrat serbe.

Hyland nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në ‘Twitter’ ka thënë se ngritja e taksës krijon pasiguri për bizneset dhe paqëndrueshmëri ekonomike.

Ajo gjithashtu ka shtuar se Kosova nuk përfiton nga ngritja e detyrimeve ndaj anëtarëve të tjerë të CEFTA-s.

“Ngritja e detyrimeve ndaj anëtarëve të tjerë të CEFTA-s nuk i sjell përfitime Kosovës. Krijon vetëm pasiguri për bizneset dhe krijon paqëndrueshmëri ekonomike. Më mirë të futet më shumë përpjkeje në sigurimin e një të ardhmeje të begatë nëpërmjet dialogut.”, ka shkruar Hyland në Twitter./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme