Dy problemet që quan në prishjen e koalicionit VV-LDK, sipas Hazirit

Lidhja Demokratike e Kosovës qysh të premten që lamë pas ka mbledhur nënshkrimet e 46 deputetëve dhe është në proces të thirrjes së seancës së jashtëzakonshme për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë aktuale, pjesë e së cilës është edhe vet.

Të premten që lamë pas Lidhja Demokratike dorëzoi në Kuvendin e Kosovës, kërkesën për mocion të mosbesimit me 46 nënshkrime.

Mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti ku partnere është edhe vetë LDK-ja, erdhi pasi që lideri i Vetëvendosjes dhe njëherit kryeministri Albin Kurti, shkarkoi nga posti ministrin e Punëve të Brendshme që vinte nga radhët e LDK-ri së, Agim Veliu.

Vendimi erdhi në situatën kur gjithë globi por edhe Kosova është në “luftë” me virusin vdekjeprurës.

Megjithatë, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë sot për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus se janë dy probleme në gjithë këtë mes.

“Janë dy probleme. Problemi i mosrealizimit të politikës kundrejt tarifës dhe problemi i vendimeve të një anshme, këto janë dy çështje. Tashmë efekti ka ndodhë, peticionin me nënshkrime është dorëzuar dhe duhet me pas kujdes nga vendimet e njëanshme gjithmonë. Është dorëzuar te Kryesia e Kuvendit. Tash është në Kuvend, krejt çka kemi bërë e është që e kemi dorëzuar në Kuvendin e Kosovës, përmes Grupit Parlamentar”, tha Haziri për FaktePlus.

veprim i si ky nga ana e kryeministrit Kurti duke qenë në koalicionin qeverisës, sipas Hazirit nuk do të duhej të ndodhte.

Haziri ka theksuar se në asnjë situatë nuk merren vendimet e njëanshme e aq më keq në krizë të pandemisë.

“Në asnjë situatë nuk merren vendimet e njëanshme e aq ma keq kur ka krizë të pandemisë dhe Kosova po përballet me shkallën më të ulët të emergjencave të shëndetit publik. Derisa shtetet tjera kanë vendosur masa të jashtëzakonshme… jemi këtu ku jemi dhe besoj që bashkërisht do ta përballojmë këtë situatë”, tha Haziri për FaktePlus.

Dita e mërkurë është afati i fundit kur do të duhej të vihej në votim para deputetëve mocioni i iniciuar nga LDK-ja javën e kaluar.

Kujtojmë se mocioni i iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për mosbesim ndaj qeverisë vjen pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shkarkoi nga detyra ministrin e Brendshëm, Agim Veliun (LDK), pasi ai doli në favor të dekretit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, masë kjo që u kundërshtua nga kryeministri Kurti.

Por, para se të shkohet në mocion, Kuvendi do t’i drejtohet me një shkresë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për të kërkuar rekomandim nëse ekzistojnë kushtet për mbajtjen e seancës.

Sipas pikës 3 të nenit 100 të Kushtetutës, mocioni i mosbesimit vihet në rend dite në Kuvend, jo më vonë se pesë ditë, e as më herët se dy ditë nga data e parashtrimit të tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme