E bën gruan për spital, arrestohet i sëmuri mendor nga Gjilani

Një person i etnisë Rome, është arrestuar pasi që dyshohet se kishte sulmuar fizikisht një grua në familje, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore, gjatë ditës së djeshme në Gjilan, transmeton Gazeta Metro.


Siç raporton Policia, i dyshuari ka probleme mendore, i cili edhe më parë kishte pasur raste të tilla të dhunës në familje.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

‘Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Rom i cili dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër K/Rome, të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari ka probleme mendore i cili edhe më parë kishte pasur raste të tilla të dhunës në familje. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë’, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme