E rëndë, gruaja hidhet nga tarraca e shtëpisë së djalit

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës, ku një grua është hedhur nga kati i dytë i shtëpisë së të birit ditën e djeshme.

Sipas burimeve policore, në lagjen nr.14, në banesën e të birit K.B., 36 vjeç, është hedhur nga tarraca e katit të dytë 56-vjeçarja L.B, banuese në Tepelenë, me qëllim për tu vetëvrarë.

Gruaja u dërgua në spitalin e Durrësit, ku sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se gruaja ka pasur debate me familjen e të birit, ku kishte shkuar për vizitë e më pas ka kryer aktin që mund ti merrte jetën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme