Europol -i zbulon rrezikun kryesor për Evropën

Sulmet e “ujqve të vetmuar” janë rreziku kryesor për Evropën dhe ngjarjet në Francë e në Gjermani tregojnë se është vështirë të vërehen dhe të pengohen këto lloje sulmesh.

Këtë e ka kumtuar agjencia evropiane e Policisë Europol, transmeton Koha.net.

Këto sulme janë edhe më tej taktikë e preferuar e grupeve ekstremiste të Shtetit Islamik dhe të Al Kaides, ka theksuar Europol përmes kumtesës dhe ka shtuar se këto grupe disa herë i kanë ftuar myslimanët që jetojnë në ndonjë vend perëndimor të bëjnë këto sulme.

Shteti Islamik ose ka marrë përgjegjësinë ose ka dhënë lejë për sulmet në Orlando në SHBA, Magnanville dhe Nice në Francë e Wurtsburg në Gjermani që i bënë individët, por, si duket, ky grup nuk e ka përgatitur drejtpërdrejt apo bërë asnjërin nga këto sulme.
Europol tregon për dallimin gjuhësore ndërmjet marrjes së përgjegjësisë për raste të tilla dhe për marrjen e përgjegjësisë për sulmet në Paris në nëntor ose për sulmet në Bruksel në mars.

Në një raport tjetër për terrorizmin, Europol ka theksuar se vjet në Evropë janë vrarë 151 persona si pasojë e sulmeve terroriste e janë plagosur 350 persona.

Raporti merret vetëm me vitin 2015 dhe nuk përfshin sulmet e sivjetme në Nice dhe në Bruksel.
Sulmet e planifikuara si ai në Paris, dëshmojnë për nivelin e lartë të kërcënimit të cilin për Evropën e bën minoriteti i fanatikëve bazuar në Lindjen e Mesme me rrjet të individëve lindur e rritur në Europë, ka thënë drejtori i Europolit Rob Wainwright.

Këta persona radikalizohen brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore, transmeton Koha.net raportin.
Një numër i madh i personave që shkojnë për t’i bashkuar radhëve të Shtetit islamik në Siri ose në Irak, janë femra që kanë qenë shumë të dobishme për rekrutim derisa kanë qenë në territorin e Europës, thekson Europol.

Edhe pse nuk marrin pjesë në luftëra, këto ferma janë të trajnuara për përdorim armësh dhe roli i tyre në të ardhmen mund të shtohet që do të mund të kishte ndikim edhe tek operacionet e shtetit islam në Europë, shton Europol.

Gjatë vitit 2015, në Evropë janë arrestuar 687 të dyshimtë për terrorizëm e 198 sish janë gjykuar.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë