Evropa e konsideron kërcënim aleaten e madhe

Presidenti francez, François Hollande, i ka prirë të premten serisë së sulmeve ndaj Donald Trumpit në prag të mbledhjes së krerëve të Bashkimit Evropian në Maltë, ku shefat e 27 shteteve anëtare po e diskutojnë të ardhmen e unionin politik evropian.

Presidenti francez i ka përshkruar komentet e fundit të homologut amerikan si të papranueshme dhe ka paralajmëruar se nuk do të ketë të ardhme për të marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me Shtetet e Bashkuara, “nëse kjo e ardhme nuk përcaktohet bashkërisht”.

Kancelari austriak, Christian Kern, ka deklaruar se ndalesa e Trumpit për hyrje të shtetasve të shtatë shteteve me shumicë myslimane “është problematikë e madhe”, përcjell sot Koha Ditore.

Dalia Grybauskaite, presidente e Lituanisë, ka ofruar një verdikt kur ka folur për takimin e fundit ndërmjet Trumpit dh kryeministres britanike, Theresa May.

“Nuk mendoj se është i domosdoshëm krijimi i një ure. Ne po komunikojnë me amerikanët nëpërmjet ‘Twitterit’”.

Kryeministrja britanike, bashkë me emisarin e saj në BE, sir Tim Barrow, ishin në mesin e krerëve që nuk kanë hyrë nëpër derën e Pallatit të Mjeshtërve të Mëdhenj, ku po mbahen diskutimet e krerëve të 28 shteteve. Të enjten britanikja “Guardian” ka raportuar se krerët e partive më të mëdha në Parlamentin Evropian po kërkojnë që të bllokohet emërimi i Ted Mallochut ambasador amerikan në Bashkimin Evropian pasi u raportua se synon “mallkimin” e BE-së.

Kur është pyetur se çka mendon për krerët e BE-së, si ata të Hungarisë dhe Polonisë, që po anojnë kah Trumpi, Hollande ka deklaruar: “Ata që kërkojnë të krijojnë raporte dypalëshe me SHBA-në kuptohen fare mirë nga publiku”. “Por duhet të dihet se nuk ka të ardhme me Trumpin nëse nuk ka një qëndrim të përbashkët”, ka deklaruar Hollande. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)