Fatime Fetai publikon një “bombë” në gjykatë për Gruevskin, dëgjojeni! (Video)

Në seancën e sotme gjyqësore ndaj Nikolla Gruevskit, është publikuar edhe një “bombë” e dorëzuar si dëshmi nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) e prezantuar nga prokurorja Fatime Fetai. Bëhet fjalë për “bombën” në të cilën Nikolla Gruevski flet me Mile Janakievskin dhe sugjeron që Zhernovskit t’i jepen disa shuplaka.

Avokati mbrojtës i Gruevskit, Nikola Dodovski kërkoi të refuzohet kërkesa e Prokurorisë Speciale që kjo bombë të përdoret si dëshmi.

Gjykatësja, para të akuzarëve Nikolla Gruevski, Mile Janakievski dhe Daniela Rangellova, vazhdimisht i drejtohej Fetait me ton të lartë.

“Nuk do të lejoj që lëndën ta shndërrojmë në cirk. Kjo është gjykatë dhe unë jam gjykatëse. Nuk do të lejoj që të krijoni teatër”, tha Mihajllova.

Fetai vetëm e shikoi me shikimin e saj karakteristik dhe nuk ju përgjigj fare.

Prokurorja speciale shprehi vërejtje deri te Gjykata se pse PSP nuk ka marrë ftesë për seancë kryesore, kurse gjykatësja filloi me seancë përgatitore. Me këtë rast, Fetai tha se për këtë shkak nuk i ka sjellë sot me vete argumentet.

“Dëshmitë ju duhet t’i keni gjithmonë me vete. Ky nuk është rasti tillë për të cilin dëshmitë duhet të barten me kamion. Unë këtu jam vetëm mbretëreshë angleze, kurse ju bëni ;ka të doni. Do të dënoj dhe do të largoj, mos më detyroni”, u përgjigj gjykatësja Mihajllova.

394

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme