Fatos Nano: Jam ende simpatik për njerëzit, s’jam larguar nga politika

Në një formë që nuk reflekton shumë peshën e viteve të kaluar dhe pa harruar zakonet e vjetra, Fatos Nano zbriti nga makina që e drejtonte vetë dhe mori pjesë në përkujtimoren e luftëtarëve të UÇK, të organizuar nga kryetari i BDI, Ali Ahmeti në qytetin e Durrësit. Pasi përfundoi shkrepjet me njerëzit që kërkojnë gjithmonë një fotografi me të, Ora News e pyeti nëse mund të rikthehet ndonjëherë sërish në politikë.

Nano tha se këto aktivitete janë dëshmi që ai nuk e ka lënë ndonjëherë politikën, por vetëm kaq, sepse siguroi se politikës aktive të kulisave të Tiranës nuk do t’i rikthehet.

Është folur shumë për rikthime të mundshme në politikë, për një përmirësim të raporteve me kryeministrin, t’i lëmë thashethemet, na jepni dot një përgjigje si është e vërteta?

Fatos Nano: Përgjigjet janë këtu në mes të njerëzve.

Mendoni se jeni ende simpatik në radhët e njerëzve ?

Fatos Nano:Pse nuk e dini ju këtë?

Jo nuk e di, po ju pyes juve

Fatos Nano: Ja kam gjysmë orë që bëj selfie

Rikthim i mundshëm?

Fatos Nano: Unë nuk jam larguar nga politika dhe kjo është një pjesë e veprimtarisë sime.
Po në politikën aktive?

Fatos Nano: Në atë që bëhet prapa kulisave jo, të tjerat si ju dukem me shëndet mirë?

Lini Një Koment