Fejzi Hajdari: Shqiptarë, mos heshtni!

Fushata e orkestuar dhe koordinuar mirë në mënyrë artificiale nga VMRO-BDI-LSDM për t’i verifikuar rreth 40 mijë votuesit kontestues kryesisht shqiptarë, megjithatë është përpjekje e hapur dhe e turpshme, për t’i feshehur 300 mijë votuesit fiktivë maqedonas për të cilët fliste kohë më parë kreu i LDSM-së Zoran Zaev.
Pra BDI-ja duhet të japë llogari për këtë tradhëti të madhe që po i bëhet shqiptarëve. BDI-ja në këtë mënyrë, në mënyrë indirekte po e legjitimon realizimin e projekteve famkeqe të Akademisë së Shkencave dhe ARteve Serbe për fshirjen e shqiptarëve nga e drejta për të votuar. Pra, sipas kësaj filozofie, shqiptarët në Maqedfoni duhet të kenë të drejtë të paguajnë taksat për ta mbushur buxhetin shtetërorë që të pasurihet Ali AHmeti dhe Nikolla Gruevskit, Mërgimtarët shqiptarë duhet të kenë të drejtë të vijë për pushime për t’i lënë lekët dhe për ta mbushur buxhetin shettërorë të Maqedonië deri me 800 milionë euro, por ata sipas ALi AHmeti dhe Gurevskit, nuk duhet të kenë të drejtë të votojnë!?
E cfarë duhet të presim ne shqiptarët taniu…, të heshtim akoma edhe pas kësaj?
Prandaj, Alija nëse nuk do që shqiptarët të dëbohen nga Maqedonbia, duhet ta ndërprej menjëherë këtë fushatë të pistë politike dhe të merret me 300 mijë votuesit maqedonas, për të cilën flasin dhe deklarojnë vetë maqedonasit.
Nëse Ali Ahmeti nuk e bënë këtë (ne e dimë se ai nuk ka as guxim ta bëjë e as kapacitet), atëherë ai paska bërë pazar me Gruevskin për t’i dëbuar shqiptarët…
(P.S. Ka shkruar ne profilin e tij te facebook Fejzi Hajdari)

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë