“Fshihet përdhunimi i një vajze nga djali i deputetit të PS”, reagon policia

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Sali Berisha publikoi një denoncim ku thoshte se policia fshehte një përdhunim të kryer nga djali i deputetit të PS, Rrahman Rrahja.

Pas publikimit të denoncimit nga Berisha, ka reaguar Drejtoria e Policisë së Durrësit duke dhënë versionin e saj të ngjarjes. Policia vajza me inicialet Xh.M. 25 vjeçe ka denoncuar në datë 21 korrik se kërcënonte R.Rr. 24 vjeç, banues në Krujë, sqaron policia.

Sipas policisë, materialet janë referuar në prokurori dhe ngjarja nuk është fshehur, pasi është publikuar në faqen Zyrtare të Policisë së Shtetit (dt.22.07.2018), ndërsa shton se SHÇBA është duke verifikuar nëse rasti në fjalë ka pasur ndonjë shkelje flagrante.

Njoftimi i policisë: 

Sqarim

Në lidhje me një status të publikuar në rrjetin social nga ana e Z.Berisha duke pretenduar se Komisariati i Policisë Krujë ka fshehur një ngjarje sqarojmë se:

Më datë 21.07.2018 shtetasja Xh.M. 25 vjeçe, banuese në Krujë ka bërë kallëzim në Komisariatin Nr.3 të Policisë Tiranë se e kërcënonte shtetasi R.Rr. 24 vjeç, banues në Krujë.

Në vijim i është marrë deklarim nga ana e Oficerëve të Policisë Gjyqësore të Komisariatit të Policisë Krujë shtetases së mësipërme dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë duke vlerësuar të gjithë elementët e ngjarjes janë referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit R.Rr.

Për shkak se çështja është në hetim nuk japim më shumë detaje.

SHÇBA është duke verifikuar nëse rasti në fjalë ka pasur ndonjë shkelje flagrante.

Ngjarja e mësipërme nuk është fshehur nga ana e policisë Krujë, pasi është publikuar në faqen Zyrtare të Policisë së Shtetit (dt.22.07.2018).

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme