Gashi: Nuk bëjmë koalicion me njerëz të zhytur në krim

Sekretari  i përgjithshëm i koalicionit “Rilindje me Besë” thotë se koaliconi me Bashkimin Demokratik për Integrim është pothuajse i pa mundur.

“Nuk mund të bëni koalicion me njerëz të cilët janë të zhytur në krim dhe të korruptuar. Ne për këtë qëllim e kemi formuar lëvizjen tonë. Por në qoftë se gjërat ndryshojnë, nëse në krye të asaj partie vjen ekipë e re, persona të pastër, atëherë vlen të diskutohet me ta “,  është shprehur Gashi për MKD.

Ai ka theksuar se qëndrimi i Lëvizjes BESA është krijimi i një qeverie teknike me konsensus më të gjërë, për zgjidhjen e problemeve të jashtme dhe brendshme.