Gjermania marrëveshje me Kosovën, kërkon 70 mijë infermierë

Gjermania ka nevojë për 70 mijë infermierë dhe ky numër i madh i infermierëve mund të arrihet vetëm me ardhjen e tyre nga shtetet tjera, duke e përfshirë këtu edhe Kosovën. Kështu ka deklaruar dje në Prishtinë ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë, Jens Spahn, pas marrëveshjes së nënshkruar për bashkëpunim në sektorin e shëndetësisë me homologun e tij kosovar Uran Ismailin. “Ne kemi nevojë për rreth 70 mijë infermierë. Këtë numër të madh të infermierëve që na duhen mund ta arrijmë vetëm me ardhjet nga vendet tjera dhe Kosova është shteti i parë me të cilën nënshkruam marrëveshje të kësaj natyre”, ka thënë ai.

Ministri Spahn ka potencuar se Kosova dhe Gjermania kanë mundësi të mira të bashkëpunimit, pasi që shteti i tij ka numër më të madh të qytetarëve të vjetër, kurse Kosova ka shumë qytetarë të rinj.

Ai ka thënë së duhet të përshpejtohet edhe marrja e vizave gjermane nga ana e infermierëve kosovarë. “Diplomat e infermierisë do të ishte mirë të njiheshin më lehtë në Gjermani. Gjermania ka nevojë për ardhje të ekspertëve të fushës së infermierisë. Për këtë arsye jam i lumtur që kemi krijuar një bazë të përbashkët. Një qëllim yni është shkollimi profesional nëpër shkolla, i cili i referohet standardit gjerman. Gjithashtu sot për së afërmi kam parë edhe procedurat e vizave dhe duhet të shohim përshpejtimin e marrjes së vizës për infermierët”, ka thënë ai.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje kanë marrë edhe zotimin gjerman për prioritetet kryesore, si menaxhimin spitalor dhe sigurimin shëndetësor, teksa bëri të ditur se kanë diskutuar edhe për ndërtimin e një qendre për trajnimin e infermierëve. “Sot është një ditë historike për Kosovën për faktin se kemi një zotim të Gjermanisë se do të ndihmojnë shëndetësinë e Kosovës. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje është një hap i ri për të krijuar një sistem modern shëndetësor ne vend. Qëllimi i Kosovës mbetet që të marrë praktika më të mira evropiane”, ka theksuar ai.

Mirëpo marrëveshjen e lidhur gjatë ditës së djeshme nuk e pritën mirë nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë në vend.

Nga kjo Federatë tashmë disa herë është thënë se për shkak të ikjes së mjekëve nga Kosova vendi rrezikon që në një të ardhme të afërt të mbetet edhe pa personel mjekësor .

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme