Gjuriq: Taksa e ka shkatërruar Serbinë, Kosova kundër dialogut

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, përsëri ka folur për taksën.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se taksa që Kosova i ka vendosur Serbisë, vetëm se e ka shkatërruar shtetin e tij, transmeton lajmi.net.

Siç shkruajnë mediet serbe, Gjuriq, këto komente i ka dhënë pas deklaratës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili kishte thënë se taksa tashmë e ka dhënë efektin e saj.

Gjuriq pas deklaratave të Hoxhajt ka vazhduar me viktimizimin e tij duke thënë se vendosja e taksës e ka shkatërruar ekonominë e Serbisë dhe se sipas tij, Kosova edhe një herë po e dëshmon që është kundër çdo dialogu me Serinë.

“Taksa e vendosur nga Kosova është një vendim anti-civilizues dhe këtë e pranoi edhe vet Hoxhaj. Ai tha se kjo taksë e kishte të vetmin qëllim, t’i shkaktonte dëme Serbisë dhe pa ndonjë ide apo parime të tjera politike. Me këtë deklaratë, Hoxhaj e konfirmoi se ideja për normalizimin e marrëdhënieve dhe vazhdimin e dialogut me Serbinë është shumë larg, sepse të gjitha këto që ka bërë Kosova kanë treguar se ata (kosovarët) dëshirojnë t’i shkaktojnë shumë dëme Serbisë dhe serbëve që jetojnë në Kosovë”, citohet të ketë thënë, Gjuriq.

Ndryshe, që nga 21 nëntori kur edhe Kosova futur në fuqi taksën prej 100 për qind për mallrat me origjinë serbe dhe boshnjake, Serbia ka bllokuar dialogun me Kosovën dhe pa heqjen e kësaj takse, autoritetet serbe thonë se nuk do të vazhdojnë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme