Gjykimi ndaj ish-ministrit Tahiri, humbasin në Prokurori dëshmitë në shqip të bandës

Është shtyrë për të tretën herë gjyqi ndaj ish-ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri. Seanca e radhës në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë është përcaktuar për më 22 korrik.>

Gjatë seancës së sotme, prokurorët kërkuan kohë të gjenin fashikujt e përkthyer në shqip të dëshmive të anëtarëve të bandës Habilaj: Moisi Habilaj, Nezar Seitaj dhe Meridian Sulaj. Pas 10 minutash pushim, prokurorët u kthyen në sallë dhe njoftuan se dëshmitë ishin vetëm në italisht, ndaj u duhet kohë për përkthimin e tyre.
Kjo situatë ka sjellë reagimin e ashpër të ish-ministrit Tahiri, i cili e konsideroi qesharake dhe kritikoi organizimin në Prokurori.

“Ju jeni dëshmitarë se ky proces është shtyrë për të tretën herë. Edhe një çerdhe është më e organizuar se kaq. Nuk e di si mund të ndodhë që të humbasin letrat në prokurori ku ka një protokoll, ku ka një sistem… Nuk e di se çfarë sistemi është ky. Me këto letra Prokuroria kërkoi arrestimin tim. Sot i kanë humbur? Kjo është qesharake. Nuk dua t’ja di nëse është e qëllimshme apo gabim njerëzor. Nëse është e qëllimshme është e keqja më e vogël…”, tha Tahiri.

Ish-ministri tha se është e tepërt që gjyqi të shtyhet për të tretën herë.

“Ato janë prova në favorim tim. Unë po heq dorë nga disa dëshmi që janë në favorin tim, por mjafton të mos shtyhet. Sot letrat me të cilat iu kërkua Parlamentit arrestimi im, janë zhdukur. Ministria e Drejtësisë i ka sjellë përgjigjet në Prokurori, përkthimet në prokurori. E quaj të tepërt të shtyhet gjyqi për herën e tretë. Është skandaloze, është poshtëruese për drejtësinë”, u shpreh Tahiri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme