Goditje për kreun e VMRO-DPMNE-së, ish-ministri Todorov do të votojë “PËR” në referendumin e 30 shtatorit

Ish-ministri i VMRO-DPMNE dhe ish-anëtari i lartë i kësaj partie, Nikolla Todorov ka bërë të ditur se do të votojë në favor të referendumit për emrin. Ai në një panel diskutimi sot në Shkup theksoi se do të votojë “PËR” në referendumin e 30 shtatorit. Sipas tij kur partia e tij ka vendosur se secili qytetar të vendos vetë se si do të votojë në referendum, atëherë ai do të jetë “PËR”.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dje në marshin protestues në Shtip theksoi mesazhe kundër marrëveshjes.

“VMRO-DPMNE, duke respektuar vlerat e veta të lirisë individuale dhe sjelljes demokratike, vendosi të lejë qytetarët e këtij vendi më 30 shtator të veprojnë në bazë të vullnetit të lirë dhe bindjes së tyre. Kjo do të thotë se ne nuk do të imponojmë një axhendë partiake, por do të marrim pjesë në debat ekskluzivisht duke paraqitur fakte dhe argumente që ne jemi thellësisht të bindur se janë në anën tonë”, theksoi Mickoski

Lini Një Koment