Greqi, çaktivizohet bomba 225 kg në Selanik

SELANIK (AA) – Në Greqi është çaktivizuar bomba nga Lufta e Dytë Botërore për shkak të së cilës u evakuuan rreth 75.000 banorë, raporton Anadolu Agency (AA).

Bomba me peshë prej 225 kilogram u zbulua me rastin e punimeve ndërtimore në pikën e karburantit në lagjen Kordelio në Selanik.

Guvernatori i Maqedonisë Qendrore Apostolos Tzitzikostas tha se bomba është çaktivizuar dhe u transferua në një zonë ushtarake në mënyrë që të shkatërrohet.

Policia sot vizitoi çdo shtëpi për të informuar banorët që jetojnë në një rreze prej rreth dy kilometra nga bomba, të largohen nga shtëpitë e tyre.

Shumica e banorëve janë larguar nga shtëpitë e tyre me makina, kurse një numër i tyre u transportuan me autobusë në shkolla, salla sportive dhe qendrat kulturore në pjesën tjetër të qytetit.

Në këtë zonë nuk kanë qarkulluar as autobusët, as trenat ndërsa janë anuluar edhe meshat tradicionale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme