Gruevski : Lehtë është të kritikosh, kurse asgjë të mos bësh

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në fjalimin e tij në takimin tradicional të Ilindenit në Tërnovë, ka kritikuar LSDM-në për kritikat dhe manipulimet që bën në opinion në lidhje me kritikat e saj.

“Është e lehtë të ulesh mënjanë dhe të vëzhgosh, edhe më e lehtë është të kritikosh dhe të jesh destruktiv, të pështyjsh në çdo gjë që bëhet, çka krijohet dhe ndërtohet, vetëm të flitet, por asgjë të bëhet, dhe këtë e di shumica e popullit. Unë e di se vendi i politikanëve është në mesin e njerëzve, çdo pëllëmbë të tokës së Maqedonisë, në çdo rrugë, në çdo qytet dhe fshat të popullit dhe problemeve të tyre, dhe jo vetëm kur ajo është e lehtë, por edhe kur është e vështirë, kur ka probleme dhe kur duhet t’i ndihmohet, t’i ndihmohet”, tha Gruevski në mes tjerash.

Gruevski tha se çdo kritikë e pasinqertë, mashtrim dhe manipulim që e shërbejnë intriguesit që nuk bëjnë asgjë, përfundon në momentin e parë dhe largohet nga mesi i popullit.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë