Hahni megjithatë takoi deputetët e Listës Serbe

Komisionari për Zgjerim, Johannes Hahn, jashtë agjendës së planifikuar, megjithatë ka takuar deputetët e Listës Serbe në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Por pas këtij takimi nuk dihen detajet nëse i ka bindur deputetët serbë që të ndërpresin protestën brenda Kuvendit të Kosovës kundër taksës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Lini Një Koment