Haliti i pasigurt nëse PDK i ka votat për demarkacionin

Anëtari i kryesisë së PDK-së, njëherësh nënkryetar i Kuvendit, Xhavit Haliti ka thënë për Indeksonline se nuk dihet nëse të gjithë deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së do të votojnë Marrëveshjen e demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Qëndrimet janë që të votohet demarkacioni mirëpo nuk është i sigurt që ky votim do të mbështetet nga gjithë deputetët e PDK-së me 1 shtator, ditën edhe kur pritet të mbahet seanca për këtë çështje.

“Qëndrimet janë që të votohet demarkacioni, por që nuk dihet se çka do të ndodhë, sepse deputetët kanë të drejtë të votojnë si të duan ata. Për momentin nuk mund të them asgjë”, ka thënë Haliti.

I pyetur se ai beson deputetëve të LDK-së, si partner i koalicionit, Haliti është shprehur se nuk është i sigurt se cili mund të jetë vendimi i tyre.

Kjo deklaratë e Xhavit Halitit, vjen pak pas intervistës së Presidentit Hashim Thaçi, dhënë për Zërin e Amerikës, në të cilën tha se është i bindur se me shumicë votash do të votohet marrëveshja për  demarkacionin me Malin e Zi.

“Vendimi është i drejtë, puna e ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë është e saktë dhe deputetët e Kosovës, jam i bindur që me shumicë do të votojnë dhe tanimë e kanë konfirmuar, në veçanti partnerët e koalicionit. Do të ishte me interes edhe opozita të votojë sepse është vendim strategjik për të ardhmen euro-atlantike të vendit tonë”, ka thënë Thaçi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme