Haliti:Nuk i kishim votat për Demarkacionin

  • 15:43   Sakte.net – 2 Shtator 2016
  • Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe Partisë Demokratike, Xhavit Haliti, ka pranuar se të enjten koalicioni qeverisës nuk i kishte votat e mjaftueshme për ta votuar demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.Haliti ka thënë se partitë në koalicion duhet që të punojnë në sigurimin e votave për seancën kur në rend dite të jetë Demarkacioni.

    Përveç partive opozitare, që janë kundër kësaj marrëveshje, ishte edhe Lista Serbe partneri tjetër i koalicionit qeverisës PDK-LDK, që refuzuan të marr pjesë në seancës e së enjtes.

    Sipas Halitit kjo ka bërë që të shtyhet votimi i demarkacionin me Malin e Zi.

    “Pengesa kryesore për mos tu ratifikuar ka qenë numri deputetëve në sall, kundërshtimi për të votuar i opozitës dhe i Listës Serbe, dhe kjo domosdoshmërish ka ndikuar të mos vihet në votim për shkak se votat kanë qenë më pak se sa nevojiten”, ka thënë Haliti për lajmi.net

    E për ti sigurua votat e mjaftueshme Haliti ka thënë se partitë duhet biseduar me deputetët, pasi sipas tij, Kosova nuk e ka komoditetin që këtë marrëveshje ta rinegociojë, nëse skenari i së enjtes përsëritet edhe në seancën e radhës.

    “Varianti i parë i mundshëm është që të punojnë partitë nëse duan që ti kenë votat për ta miratuar Demarkacionin”.

    “Nuk kisha me thanë që jemi në komoditet të tillë që t’i imponojmë Bashkësisë Ndërkombëtare në këtë rast rinegocime, negocime rreth kësaj çështje. Unë mendoj që nëse Demarkacioni është bërë në bazë të kufirit ekzistues të vitit 74- 88, atëherë pa marr parasysh që kur është vendosur me 10 qershor 1999, apo në bisedimet e Vjenës të Grupit të Unitetit të atëhershëm, qoftë të ligjit të tashëm, gjithçka është dhe duhet të jetë në rregull dhe të votohet”, është shprehur Haliti për lajmi.net.

    Ai ka përendur edhe deklaratat e zyrtarëve të ShBA-ve dhe të BE-së, si dhe të Presidentit të Malit të Zi që kufiri nuk ka ndryshuar dhe se deputetët duhet ta votojnë.

    Të enjten me një 1 shtator me kërkesë të kryeministrit Isa Mustafa, ratifikimi i marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi është tërhequr nga Kuvendi./ Sakte.net