Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë takimit me bashkatdhetarët, tha të mos kenë frikë nga dialogu me Serbinë, raporton Gazeta Blic.Haradinaj është shprehur i bindur që Kosova pas 20 viteve nuk do të bëjë gabim.Kryeministri ka thënë se debatet e brendshme, pikëpamjet e ndryshme janë të nevojshme, sepse kjo është demokraci.
Ai më tej tha se pas gjithë këtyre debateve për çështjen e dialogut do të dalë një siç e quan kryeministri ‘mes i artë’.“Gjatë këtij viti është folur shumë për dialogun, mos u frikësoni sepse Kosova mas 20 viteve nuk bën gabime, nuk ka bo askush gjithë këtë rrugë që me bo gabime. Debatet e brendshme janë të nevojshme, pikëpamjet e ndryshme nuk janë çdo herë negative nganjëherë edhe mungesa e konsensusit ose mos me fol tan me një gojë që thotë populli nuk është e dëmshme se në perëndim a kanë gjetë demokracinë, pra, ka mendime të ndryshme duhet me i respektu i kësaj del edhe ai mesi i artë i qëndrimeve politike”, ka deklaruar Haradinaj, raporton Gazeta Blic.Takimi me bashkatdhetarët është organizuar me iniciativën e Deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj. Në këtë takim po marrin pjesë bashkatdhetar nga vende të ndryshme.