Haradinaj për mediat gjermane: Kosova nuk do të diskutojë për kufij dhe territore

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për gazetarin nga Gjermania, Thmoas Roser, ka thënë se Kosova nuk do të diskutojë për kufi dhe territore.

“Në një intervistë dhënë gazetarit Thomas Roser, e publikuar në gazetat Die Presse, Stuttgarter Zeitung dhe Tageblatt, ndër të tjerash kam theksuar se Kosova nuk do të diskutojë për kufij dhe territore dhe se dialogu i udhëhequr nga BE do të duhej të çonte te një marrëveshje me Serbinë, përfshirë njohjen e Kosovës, por se ky rezultat nuk u arrit”.

“ Hapja e çështjes së kufijve nuk do të destabilizonte vetëm Kosovën, por të gjithë rajonin”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Kryeministri thotë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por deri tani BE nuk realizoi pjesën e saj.

“Vendi ynë përshëndetë zgjidhjen e konfliktit për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë. Por, kjo energji mungon në lidhje me çështje të tjera të hapura në rajon”, ka thënë Haradinaj më tej.

Lini Një Koment