Harrojeni koronavirusin! Mjeku specialist Apostol Vaso tregon se çfarë ndodh tek Trauma çdo vit

Mjeku specialist i Traumës Apostol Vaso u shpreh se sot nuk jemi përpara një lufte, pasi sipas tij, gjatë gjithë kohës jemi në luftë.

Ai ka folur me shifra duke treguar se numri i personave që kanë humbur jetën nga trauma është i lartë.

“Prej vitesh mjekët e traumës flasin për një epidemi e cila quhet traumë, sepse minimalisht vdesin 200 veta në vit. Spitali kur nuk ka pune çdo ditë vijnë në spital 40 trauma, të lehta, të mesme dhe të rënda. Pa përfshirë të helmuarit, të djegurit. Janë 14 mijë raste në përgjithësi. Përgjithësisht të sëmurët nga trauma vdesin në spitalin Ushtarak.

Unë kam parë rreth 4 mijë vdekje në 20 vjet, Ne jemi gjithë kohën në luftë, nuk jemi sot para një lufte. Ne jemi ata që gjendemi ty. Mjeku është në majën e piramidës sociale.

Doktori sot është vetëm doktor. Në SHBA vetëm nga neglizhenca, nga mjekimi i gabuar minimalisht janë 100 mijë të vdekur. Zoti është matematikë, nuk është as mysliman as i krishterë. Zoti është ajo që ne duam”, – tha ai në abc news.

I pyetur nga gazetari nëse kjo është një pandemi e sponzorizuar, Vaso tha:

“Nuk them që ka marrë lekë dikush, por mënyra se si e shikojmë. Njerëzit ndryshojnë gjithë kohën, ndërsa virusi nuk ka ndryshuar asnjë herë. Është perceptimi ynë dhe virusi aty.

Perceptimi ynë ka ndryshuar. Edhe panjohura ka një limit. E panjohura na nxit. Fëmija kur lind, përse qan, arsyeja është sepse ka një njohuri, ka ndryshuar ambient”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme