Haxhiu: Kuvendi i Kosovës pa deputetët e VV’së do të ishte si ferri i Dantes

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu i ka dalë në mbrojtje shefit të saj në parti, Visar Ymeri i cili mbrëmë u “bombardua” me komente në Facebook pasi që nuk e tha asnjë fjalë për ndeshjen e parë të Kosovës, por sukses i uroj vetëm Shqipërisë.

Ja postimi i plotë i Haxhiut në Facebook:

“Disa prej atyre që e sulmuan në Facebook kryetarin e VETËVENDOSJE!-s, Visar Ymerin, e theksonin se si ai po merr pagë nga shteti i Kosovës të cilin, gjithnjë sipas atyre sulmuesve, Visar Ymeri nuk e njeh.

Së pari, Visar Ymeri e njeh Republikën e Kosovës, si shtet të pavarur e sovran. Por, Visar Ymeri dëshiron ta ndryshojë për të mirë këtë Republikë, ta bëjë atë me sovranitet e integritet territorial, me zhvillim ekonomik e drejtësi sociale, me ushtri moderne e me të drejtën për t’iu bashkuar Shqipërisë. Në anën e kundërt të Visar Ymerit ndodhen Hashimi, Isa e Kadria që e njohin Kosovën si shtet vetëm për ta vjedhur, plaçkitur, uzurpuar e kapur.

Së dyti, shteti i Kosovës dihet se është shtet i kapur. Të thuash se Visar Ymerit po ia jep rrogën shteti do të thotë të besosh se Visarit po ia jep rrogën Grabovci! E kundërta është e vërtetë: Visari Ymerit po ia jep rrogën populli përkundër shtetit që e ka kapur Grabovci. Sa për shtetin e kapur nga Grabovci, Visar Ymeri kurrë s’do të bëhej deputet. Por, populli e votoi Visarin, dhe, shumë mirë bëri, apo jo?

Paramendojeni Kuvendin e Kosovës pa Visarin dhe deputetët e tjerë të Lëvizjes! As Dante Alighieri nuk do të mund ta përshkruante atë ferr”, shkruan ajo.