Hoti përsërit thirrjen që Thaçit t’i ndalohet negocimi i territorit me Serbinë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook ka përsëritur thirrjen që presidentit Hashim Thaçi t’i ndalohet nga Kuvendit të dialogojë me Serbinë për çështje të territorit, meqë ai nuk e ka këtë mandat.

Në vazhdim, postimi i Hotit.

Askush nuk ka mandat te dialogoje për territorin e Kosovës, ndërkaq Thaçi nuk ka mandat as te zhvilloje dialog me Serbinë. Ai duhet te ndalet nga Kuvendi ose nga qytetaret kundër këtyre skemave për te minuar shtetësinë e Kosovës.

Një kryeministër i dobët politikisht, qe merret vetëm me pune te brendshme për interesa te ngushta politike dhe me popullizem te dëmshëm për stabilitetin ekonomik dhe social te vendit, e ka sjelle Kosovën ne pozitën me te keqe ne marrëdhëniet me jashtë ne dhjete vite si shtet i pavarur.

Skena politike duhet te jete e unifikuar ne veprime, e jo vetëm ne deklarime, për ta ndalur Thaçin te hyje ne pazare për Kosovën. Opozita sot është e unifikuar ne veprime. AAK dhe Nisma duhet te tregojnë vendosmëri për ta ndalur Thanin përmes Kuvendit duke e mbështetur rezolutën e opozitës. Ndryshe qytetaret do ta ndalin atë përmes shprehjes se refuzimit masiv, por atëherë AAK dhe Nisma do te bartin pergjegjesine para qytetareve njësoj sikurse PDK.

Lini Një Koment