Hoti: Zhbërja e Speciales rikthen rezolutën 1244, dërgimi në Qeveri u bë pa LDK-në

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Abdullah Hoti, ka thënë se dërgimi në Qeveri i nismës për zhbërjen e Gjykatës Speciale, u bë pa prezencën e këtij subjekti partiak në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit.

Sipas Hotit një vendim i tillë u bë me ndihmën e Listës Serbe, ndërsa ka shtuar se LDK mbetet me qëndrimine njëjtë, se shfuqizimi i Dhomave të Specializuara përkon vetëm në interesin e armiqve të Kosovës të cilët duan ta rikthejnë rezolutën 1244.

”Ligji për dhomat e specializuara është futur në procedura për të marr opinionin e Qeverisë pa prezencën e LDK-së”.

”Kjo është e pakuptueshme që pas gjithë këtyre përpjekjeve për të vedijësuar vendimmarrësit, shkon tutje kjo gjë”.

”Nuk ka shpjegim tjetër, vecse është në interesin e armiqve të Kosovës që të izolojnë Kosovën e të rikthejnë rezolutën 1244”.

”Ne do ju mbajmë të informuar vazhdimisht për përpjekjet tona që do të bëjmë vazhdimisht në lidhje me këtë temë”, përfundon Hoti deklarimin e tij të dhënë në një konferencë për media./klankosova