Hoxhaj: Po hyjmë në një fazë të re të marrëdhënieve me NATO-n

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, tregon për mbështetjen që ka Kosova në rrugën e integrimeve euro-atlantike.

Hoxhaj ka thënë se Kosova gradualisht po hyn në një fazë të re të marrëdhënieve me NATO-n.

“Vizita në Kosovë e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, flet për mbështetjen që gëzon Kosova në rrugën e saj të sigurt drejt integrimeve euroatlatnike. Gradualisht po hyjmë në një farë të re të marrëdhënieve me këtë organizatë të rëndësishme të sigurisë”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.