Huawei do të lejohet përsëri të bëjë biznes me kompanitë amerikane

Kompanitë amerikane do të lejohen të punojnë përsëri me Huawei-n, njoftoi presidenti i SHBA-së Donald Trump gjatë një konference shtypi.

Është një kthesë e habitshme, që vjen vetëm disa javë pasi administrata Trump e quajti Huawein një kërcënim të madh për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Në margjinat e samitit të G20 në Osaka, Trump tha “Kompanitë amerikane mund t’i shesin pajisjet e tyre në Huawei”, pa hyrë shumë në detaje.

“Po flasim për pajisje ku nuk ka problem të madh të sigurisë kombëtare me to” vazhdoi Trump, shkruan Android Authority.

Nuk është e qartë se çfarë do të thotë kjo tani për tani, por ka të ngjarë që Huawei të jetë në gjendje të blejë komponentë bazë si procesorët Qualcomm dhe Android OS të Google.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme