I dha apo s’i dha 1 milion euro për tërmetin në Shqipëri: Flet më në fund Behgjet Pacolli

Behgjet Pacolli ka reaguar pas akzuave të ish-ambasadores Alma Lamës, e cila tha se nuk i ka dhënë këto para. Pacolli këtë të fundit e quajti gënjeshtare.

Pacolli madje ka paralajmëruar padi ndaj saj për shpifje.

“Lexova sot deklaratën e një gënjeshtareje që paska shpifur se gjoja unë qenkam i përfshirë në dërgimin e gazit lotsjellës në Shqipëri!!!. Personi në fjalë ka shpifur qëllimshëm në llogari timen dhe për këtë akt, gënjeshtra e saj do të verifikohet në Gjykatë. Ju përshëndes”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, e ka akuzuar ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, se “ka dërguar granata helmi” në Shqipëri, në vend se t’i dërgonte 1 milion euro që i kishte premtuar pas tërmetit vdekjeprurës. E ndërkaq sot, ka reaguar Pacolli duke e quajtur gënjeshtare.

“Premtoi se do jepte 1 milion euro për tërmetin në Shqipëri, por dërgoi 500 granata helmi, gazi lotsjellës”, ka shkruar mbrëmë vonë Lama në facebook, pa përmendur emra, por duke aluduar tek Pacolli.

Kujtojmë, që Pacolli, përmes një shkrimi në Facebook kishte njoftuar se ai dhe familja e tij do të dhurojnë 1 milion euro për të prekurit nga tërmeti.

“Kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë #1milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti. Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkë me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt”, kishte shkruar Pacolli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme