Invalidët e të UÇK-së kërcënojnë me protestë më 1 shtator

  • 20 Gusht 2016 – 14:52      Sakte.net

    Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar lidhur me ndarjen e buxhetit nga ana e Qeverisë së Kosovës për rehabilitimin e invalidëve të UÇK-së, duke thënë se ai buxhet nuk i ndan as 10 për qind të kërkesave që posedon kjo Shoqatë.

    Kjo shoqatë ka kërkuar nga presidenti, kryeministri, kryeparlamentiari që urgjentisht të shqyrtojnë kërkesat e tyre, në të kundërtën nga 1 shtatori do të ballafaqohen me protesta të invalidëve deri në realizimin e kërkesave të tyre, transmeton kp . Ata kanë shtuar se çka do që ndodhë gjatë atyre protestave, përgjegjësinë do ta marrë vetë Qeveria e Kosovës.

    Ky është reagimi:

    “Shoqata e Invalidëve te Luftës së UÇK-së reagon ndaj vendimit te Qeverisë se Republikës se Kosovës lidhur me rehabilitimin e Invalidëve te Luftës së UÇK-së ku plotësisht i injoroj Kërkesat e Invalidëve te UÇK-së për rehabilitim ne banja dhe bregdet, ku për rehabilitim për vitin 2016 i ndau një shumë shumë të pakuptimtë prej 10000(dhjetimi) Euro ku me këto mjete as 10 % të kërkesave që posedon Shoqata e Invalidëve të Luftës nuk i mbulon. Ndërsa për Rehabilitim ne bregdetndau 50 mijë Euro, kurse, kërkesa nga SHIL ishte mbi 1mijë invalid për rehabilitim në bregdet, përpos rehabilitimit Qeveris së Republikës iu është drejtuar edhe kërkesa për proteza të invalidëve që janë të domosdoshme për invalidët, ku për proteza janë mbi 110 invalid Qeveria as që e pa të arsyeshme ta qet për miratim në mbledhjen e dt.19.08.2016. SHIL UÇK-së më dt.11.08.2016 pati takim me ministrin e Punës dhe Mirëqenës Sociale, Abrashi ku na është premtuar se kërkesat e SHIL- UÇK-së për Invalidët të gjitha do të realizohen në një afat të shpejt. Kjo është pafytyrësia dhe injoranca e kësaj Qeverie për këtë kategori të Luftës së shenjt të UÇK-së. Andaj SHIL UÇK-së kërkon nga Presidenti, kryeministri dhe kryparlamentari që kërkesat e SHIL të UÇK-së urgjentisht të shqyrtohen brenda këtij muaj ose nga 1 shtatori do të ballafaqohen me protesta të invalidëve deri në realizimin e kërkesave të tyre, andaj çka do që ndodh gjatë atyre protestave përgjegjësinë do ta merr vet Qeveria e Kosovës”.