iPhone 8 dhe 9 mund të mos dalin kurrë!

Për të festuar ditëlindjen e 10 të iPhone, Apple pa asnjë dyshim do të zbulojë disa pajisje të reja me ndryshime të mëdha, dhe ndryshimet e mëdha të reja, si duket, kërkojnë edhe një emër të ri.

Sipas një raportimi nga Express Online i Britanisë, iPhone i ardhshëm mund të mos thirret iPhone 7s apo iPhone 8 e 9, ashtu siç pritet.

Ata sugjerojnë se Apple do të emërtojnë modelin e ri iPhone X. Shefi i Apple, Tim Cook ka thënë se “gjëra të mrekullueshme janë duke u prodhuar”.

Ky iPhone i ri thuhet se do të ketë dy ekrane OLED dhe do të jetë i gjithi i bërë nga qelqi, dy kamera nga pas, e shumë gjëra të tjera, por deri tani ende nuk ka asgjë të konfirmuar.