Irani kërcënon BE – Jo nënshtrim ndaj SHBA-së

Europianët duhet të mos i nënshtrohen SHBA-së, ka kërkuar ministri i Jashtëm iranian, Mohamed Sarif. Nëse BE do të qëndrojë pasiv, Irani do të fillojë me pasurimin e uraniumit.

Ministri i Jashtëm iranian, Mohamed Dshavad Sarif ka akuzuar BE se pas daljes së SHBA nga marrëveshja atomike nuk ka reaguar në mënyrë të mjaftueshme. „Europianët dhe nënshkruesit e tjerë duhet të veprojnë për të kompensuar efektet e sanksioneve amerikane”, ka thënë Sharif për revistën gjermane, „Der Spiegel”. Sarif ka kërcënuar, se Irani do të reagojë, nëse prishen „balancat e marrë – dhënies”. Për këtë nuk ka nevojë që Irani të heqë dorë nga marrëveshja atomike, sepse është e mundur „ që ne ta praktikojmë atë në mënyrë të reduktuar”. Një nga mundësitë është që Irani të fillojë sërish me pasurimin e uraniumit, tha ai.

Europäischer Rat in Brüssel | Mohammed Dschawad Sarif, Außenminister Iran & Federica Mogherini (European Union)Federica Mogherini me ministrin e Jashtëm iranian, Mohamed Sarif në një takim në Bruksel

Fjalët të pasohen nga veprat

Sarifi kërkoi nga vendet anëtare të BE-së që të sanksionojnë firmat, „të cilat për shkak të sanksioneve të reja amerikane heqin dorë nga biznesi me Iranin”. „Europianët duhet të vendosin, nëse janë të gatshëm që fjalët t’i pasojnë edhe me vepra.”, Çështja që shtrohet sipas tij, është nëse „Europa i nënshtrohet diktatit amerikan”, tha Sarif për Spiegel. Ministri i Jashtëm iranian përjashtoi bisedime direkte të vendit të tij me SHBA. Nuk ka bazë për bisedime, tha ai, vetëm nëse SHBA rikthehen tek marrëveshja atomike, „do të ishte e mundur të mendohej për bisedime.

SHBA në mënyrë të njëanshme hoqën dorë nga marrëveshja atomike në maj të këtij viti, në bazë të së cilës, Irani kufizon zgjerimin e kapaciteteve të tij nukleare në mënyrë të verifikueshme. Në gusht SHBA vendosën sërish sanksione ekonomike kundër Iranit. Në nëntor do të filloj një raund i ri sanksionesh, me të cilën SHBA kërkojnë të pengojnë eksportimin e naftës nga Irani.

Lini Një Koment